EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, transportohet me helikopter drejt Tiranës Nën kontrollet e rrepta të gardës nga njëra anë dhe bekimin e praninë e ndërkombëtarëve nga ana tjetër, kryeprokurori i ri i SPAK Klodian Braho që mori në 19 dhjetor mandatin tre-vjeçar u prezantua nga këshilli i lartë i prokurorisë.
Klodian Braho ju tregoi 19 vartësve tanimë edhe ish kryeprokurori Altin Dumani se janë një ekip, ndërkohë që delegacioni i bashkimit europian përshëndeti SPAK-un për qëndrueshmërinë përballë presionit politik si dhe kujtoi se lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve
Sinkron klodian braho kryeprokuror i SPAK “Të nderuar kolegë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Jemi një skuadër, të punojmë krah për krah dhe përkushtim në përmbushje të zotimit ndaj kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, u shpreh kreu i ri i SPAK.
Kryeprokurori Klodian Braho që e nisi detyrën të premten duke ju bashkuar prokurorëve që hetuan Ballukun theksoi gjatë prezantimit se mbështetja e ndërkombëtarëve është domethënëse në fuqizimin e strukturës së posaçme.
“Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës. BKH dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK. Bashkëpunimi i ngushtë mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete”, tha Braho.
Altin dumani, ish drejtues i SPAK i konsideroi këto tre vite si një kapitull ndër më sfiduesit e karrierës 26-vjeçare
“Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot mund të them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë”, tha ish-kreu i SPAK, Altin Dumani.
Klodian braho është kryeprokurori i tretë i SPAK, mbas Arben Krajës dhe Altin Dumanit.
Top Channel