Brazil/Ndodhet në burg për përdhunim, reduktohet dënimi i Robinho
Napoli triumfoi në Riad duke ngritur trofeun e Superkupës së Italisë për herë të tretë në historinë e tij pasi mundi në finale Bolognan me rezultatin 2-0.
Padyshim që presidenti i kampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentiis nuk e fshehu aspak gëzimin e tij për këtë sukses dhe me të drejtë.
‘Krenar për këtë grup që ka shkruar edhe njëherë historinë. Forca Napoli, gjithmonë’-shkruante De Laurentiis në një postim në rrjetin social X. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit në finalen e Superkupës, De Laurentiis nuk ngurroi të përqafojë trajnerin Antonio Conte.
Për Napolin, ky i fituar në mbrëmjen e kësaj të hëne është i 14 në total në historinë e klubit, ndërkohë që kjo skuadër ka fituar edhe 6 Kupa Italie dhe një Kupë UEFA, të cilave iu shtohen pikërisht edhe 3 trofetë e Superkupës së Italisë. Dhe nga këta 14 tituj, gjysma janë fituar me De Laurentiis në postin e presidentit të klubit.
Top Channel