Historia e tretë e kopertinës e World Health Voices i kushtohet Profesoreshë Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, një eksperte e njohur ndërkombëtarisht në imazherinë onkologjike, karriera e së cilës ka përfshirë Universitetin e Cambridge-it (Mbretëri e Bashkuar), Memorial Sloan Kettering Cancer Center (Nju Jork, SHBA), Policlinico Gemelli (Romë, Itali) dhe tani drejtimin kombëtar për shëndetësinë.
Historia e tretë e kopertinës e World Health Voices i kushtohet Profesoreshë Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, një eksperte e njohur ndërkombëtarisht në imazherinë onkologjike, karriera e së cilës ka përfshirë Universitetin e Cambridge-it (Mbretëri e Bashkuar), Memorial Sloan Kettering Cancer Center (Nju Jork, SHBA), Policlinico Gemelli (Romë, Itali) dhe tani drejtimin kombëtar për shëndetësinë.
Në këtë bisedë, Sala reflekton mbi thirrjen e saj të hershme drejt mjekësisë, rrugëtimin shkencor të bazuar në inovacion dhe kërkimin onkologjik, si dhe angazhimin për të ndërtuar një sistem shëndetësor më të barabartë, modern dhe të përqendruar te pacienti për Shqipërinë.
“Të qenit Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ishte aspak ambicia ime. Kur m’u propozua, u ndjeva shumë e nderuar, por më duhej të mendoja gjatë.”,thotë ajo.
Ajo nuk e pranoi rolin si kulmin e karrierës së saj.
“Mendoj se kulmin e karrierës sime e kisha arritur tashmë, madje edhe më shumë. E pranova sepse kjo ishte një mundësi për të kthyer diçka mbrapsht.”, shprehet ministrja.
Motivimi i saj është të përdorë gjithë përvojën e saj, gati 30 vjet në vende, sisteme shëndetësore dhe rrethana të ndryshme, për të bërë ndryshim në atdhe.
“Nuk është vetëm radiologjia apo një fushë e vetme. Po përdor gjithë karrierën time për të tentuar të bëj ndryshim në nivel kombëtar. Kjo mundësi nuk vjen çdo ditë dhe jo për këdo.”, tha më tej.
Nëse do të mbahet mend për diçka si ministre, ajo shpreson të jetë për tre fushat që ka zgjedhur si shtylla.
“Nëse arrij të bëj ndryshim, bashkë me ekipin, në onkologji, AI digjitale dhe diagnostikë, atëherë do ta kem bërë mirë punën.”
Sa i përket asaj që vjen pas këtij mandati katërvjeçar, ajo e lë të ardhmen të hapur.
“Nuk e di sa vite do të zgjasë kjo punë. Për momentin, nuk më mungon menjëherë radiologjia; ka shumë adrenalinë në këtë punë të re.”, tha ministrja.
Ajo që mbetet konstante është dashuria për të mësuar.
“Më pëlqen shumë të mësoj gjëra të reja. Magjepsëm nga çdo gjë e re. Kam shumë energji dhe kjo është gjë e mirë, sepse mund ta përdor për të mirë. Është gjithmonë energji pozitive.”, deklaron ajo.
Qasja e saj fillestare, thotë ajo, është gjithmonë “po”.
“Gjithmonë është ‘po’, dhe pastaj punohet drejt realizimit. Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin për arsye të ndryshme, por një qasje pozitive është e rëndësishme.”, tha ndër të tjera ministrja Sala.
Në plan personal, ajo ndihet e qetë me rrugën e saj.
“Jam e lumtur me karrierën time. Jam e lumtur që mund të ndihmoj. Jam shumë e bekuar me një familje të mrekullueshme. Çfarë mund të kërkosh më shumë?”, u përgjigj ministrja e Shëndetësisë.
Këshilla për brezin e ri: Shih botën, ndërto rezistencë, qëndro i përulur
Kur pyetet se çfarë do t’u thoshte të rinjve në fillim të karrierës, Sala rikthehet te temat që kanë formësuar jetën e saj: mentorët, lëvizshmëria, rezistenca dhe karakteri.
“Është shumë e rëndësishme në jetë të kesh një mentor të mirë. Kjo më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, sidomos kur lëviz.”, theksoi ajo.
Top Channel