Ylli i Leicesterit shmang një dëmtim serioz, festimi i tij akrobatik përfundon me një rrëzim me qafën e spërdredhur…
Mohamed Salah luajti si titullar për Egjiptin kundër Zimbabvesë në ndeshjen hapëse të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe shumë tifozë të Liverpoolit do ta kenë mbajtur nën vëzhgim yllin e tyre.
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ishte në qendër të aksionit, ndërsa Egjipti filloi fushatën e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Zimbabve të hënën në mbrëmje. Favoritët e patën të vështirë përballjen edhe pse e dominuan atë. Salah shënoi golin e fitores në funt të ndeshjes, duke përmbysur disavantazhin në 2-1.
E ardhmja e Salah ka qenë temë e shumë debateve pas një periudhe jashtë formacionit të parë të Liverpoolit. Ai foli për mungesën e tij pas barazimit në fillim të dhjetorit ndaj Leeds dhe për mungesën e tij në ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve, por u rikthye në aksion kundër Brighton, përpara se të luante me kombëtaren e tij.
Që kur Salah u nis për në Marok për Kupën e Afrikës së Jugut, situata e Liverpoolit është komplikuar nga një dëmtim i lojtarit rekordmen Alecander Isak, i cili ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Kjo humbje sjell rrjedhimisht një dëshirë edhe të klubit që Salah të qëndrojë, të paktën deri në fund të sezonit, megjithëse ka interes nga Arabia Saudite dhe më gjerë. Për momentin, fokusi i tij është Egjipti. “Faraonët” udhëtuan për në Marok si një nga favoritët para turneut, por e gjetën situatën më të vështirë se sa pritej kundër një skuadre si Zimbabve që renditet e 129-ta në botë.
Top Channel