Tentuan të pengonin aksionin për hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policëve
Sot u mbajt ceremonia e kreut të ri të SPAK, ku Altin Dumani i kaloi detyrën kryeprokurorit të ri Klodjan Braho.
Në fjalën e tij Braho shprehu falënderim për dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani si dhe shtoi se fokusi i tij do të mbetet përforcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës.
Së pari shpreh falënderimin për KLP për zgjedhjen në krye të SPAK dhe për besimin që më dhanë.
“Së dyti dua të falënderoj dy udhëheqësit e mëparshëm të SPAK, zotin Arben Kraja për hedhjen e gurëve të themelit të Prokurorisë e më pas zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut.
Falë mbështetjes së pakursyer të ndërkombëtarëve Prokuroria e Posaçme e Anti korrupsionin vazhdon të forcohet.
Në ushtrimin e kësaj detyre në fokus do të mbetet forcimi i strukturës së brendshme të SPAK.
Bashkëpunimi reciprok me prokurorëve dhe hetuesve do vazhdoje dhe do forcohet. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona”, u shpreh kreu i ri i SPAK, Klodian Braho.
Top Channel