Këtë të dielë ishte parashikuar zhvillimi i një dueli në MMA mes Eduard Drenicës dhe kundërshtarit të tij serb Jakovljevic.

Gjithcka ishte gati për këtë dyluftim të zjarrtë, por vetëm 4 orë para nisjes së tij, ky duel u anulua. Vetë sportisti Drenica ka bërë njoftimin e tij nëpërmjet rrjetit social Instagram. Jakovljevic nuk u paraqit për këtë përballje me rivalin e tij shqiptar dhe nëpërmjet rrjeteve sociale pretendoi se kjo mosparaqitje e tij ishte për shkak të një sulmi fizik që iu bë nga 4 persona dhe se ishte më mbrojtjen e policisë. Por për Drenicën, ky është vetëm justifikim dhe se Jakovljevic nuk pati guximin që të ngjitet në ring

“Ti flet për politikë, unë për luftë. Ti flet për siguri, unë shfaqëm kur dhe ku të nevojitem. Ti flet për para, unë nënshkruaj që të hy në kafaz. Ti thua se je amator, por kërkon 15 mijë franga si kampion.Ti thua se nuk je gati dhe prandaj nuk shfaqësh, por vetëm shkruan. Unë luftoj, pro ose amator. Në shkurt ose në prill. Jam gati, dëshmo që edhe ti je. Ti thua se kemi nevojë për ty, por e vërteta është që të nevojitet ky meç për ta dëshmuar vetën. Në vend të kësaj, ti bën hap mbrapa. Ne nuk fluturojmë, qëndrojmë për toke, punojmë, stërvitemi dhe luftojmë. Edhe ti fluturove… por larg ringut. Nëse një ditë dëshiron ta dëshmosh që je luftëtar, do të jem këtu. Deri atëherë, fjalët mbesin fjalë. Ringu kurrë nuk gënjen. Shihemi kur do që të kesh kurajon për t’u përballur me mua-shkruante Drenica në një postim në profilin e tij në Instagram pasi bëri të ditur anulimin e duelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB