Ambasada Amerikane paralajmëron: Mashtrimi për martesë në SHBA mund të sjellë dënime të rënda dhe pasoja serioze
Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale që ndihmonte shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Në flagrancë janë arrestuar dy shtetas, B.M., 56 vjeç, dhe M.M., 24 vjeç, në Kukës, teksa transportonin me dy automjete 12 emigrantë, të cilëve u kishin premtuar kalimin nga kufiri grek drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt shpërblimit monetar.
Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tyre, Sh.K., 40 vjeç, dhe E.S., 22 vjeç, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Nga operacioni u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celulare. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Top Channel