Analiza nga REL: Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
Selvije Jao ka ndarë një rrëfim prekës në rrjetet sociale, duke përkujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor si pasojë e një ataku kardiak.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo publikoi për herë të parë bisedën e fundit mes tyre, duke zbuluar shqetësimin më të madh të Shpatit për familjen, pak para se të mendonte hyrjen në “Big Brother VIP”, ndërsa fjalët e saj pasqyrojnë dhimbjen, mallin dhe boshllëkun e madh të lënë pas nga humbja e tij.


“Nuk e mendoja kurrë që jeta do të më sfidonte kështu. Që të gjitha ato plane, strategji, përgatitje, ëndrra… do të përfundonin në mungesën tënde të përjetshme. Unë prita deri në këto momente! Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë. Zemra po më plas nga mungesa jote, sepse të kërkoj kudo… dhe nuk të gjej askund. Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet. Më mungon, Shpat. Më mungon më shumë se sa fjalët mund ta mbajnë”, shkruan Selvije Jao.
Top Channel