Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova.

Një nga telekronistët sportivë më të shquar në Shqipëri, ai la gjurmë për stilin e veçantë të komentimit të ndeshjeve. Zëri i tij kumbues dhe timbri i veçantë do të mbahen mend gjatë nga mijëra tifozë dhe sportdashës. Ismet Bellova ishte një personalitet në gazetarinë sportive dhe një frymëzim për brezat e rinj. Njohës i shkëlqyer i sportit, korrekt dhe me një pasion të jashtëzakonshëm, për vite të tëra, ai ishte zëri që pasqyronte ndeshjet edhe për dëgjuesit radiofonikë. Gazetaria sportive humbi një prej figurave më të respektuara dhe më të dashura për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB