Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21/12/2025 16:58

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus të diskutimeve ishte protesta e 22 dhjetorit, që do të mbahet nesër në kryeqytet.

Ai argumentoi arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së 22 dhjetorit, para kryeministrisë, duke u shprehur se demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit.

Protestojmë të gjithë bashkë, të hënën, datë 22 Dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.

Nga Njësia 1 Tiranë demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si Kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar.

Duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, Edi Rama po zvarritet duke menduar se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij. E ka gabim, qytetarët do të ngrihen dhe do ti japin përgjigjen e merituar. Duke nisur nga kjo e hënë!“, shkruan Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB