Plagosje me thikë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
21/12/2025 18:28
Një 45-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti çasti në zonën e Plazhit në Durrës.
Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se i lënduari, i cili është taksist, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes.
Paraprakisht thuhet se i plagosuri është rreth 45 vjeç nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur në sektorin “Hekurudha” të plazhit të Durrësit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Top Channel