Të shtënat me armë në Kukës/ Plagosen dy persona, në kërkim dy vëllezërit, reagon policia
Michelle Obama ka lansuar librin e saj të ri “The Look”, një projekt i veçantë që përfshin më shumë se 200 faqe me fotografi dhe reflektime mbi rëndësinë e diversitetit, përfshirjes dhe fuqisë personale.
“Jam shumë krenare për këtë projekt: nuk është thjesht një libër me foto të bukura, por një libër që flet për rëndësinë e diversitetit dhe përfshirjes,” shkruan ish-Zonja e Parë.
Që pas largimit nga jeta politike, Michelle ka zgjedhur të fokusojë energjitë e saj tek vetja, duke shmangur angazhimet formale dhe ngjarjet institucionale tipike për një grua presidenti. Megjithatë, në prezantimin e librit të ri, ajo ka përmendur edhe çështje që shqetësojnë politikën amerikane, si diversiteti dhe përfshirja – tema që, sipas disa kritikëve të krahut të djathtë, favorizojnë grupet etnike jo të bardha.
Libri është shkruar në bashkëpunim me stilisten e saj të besuar, Meredith Koop, dhe përmban një koleksion të pasur fotosh që tregojnë transformimin e Michelle Obama: nga vajza e turpshme me komplekse për lartësinë e saj, në avokate të suksesshme dhe pastaj në Zonja e Parë afroamerikane. Përmes librit, ajo ndan historinë e saj të vetëvlerësimit dhe mënyrën se si moda dhe stili mund të përdoren si një formë “fuqie e butë” – një mënyrë për të komunikuar besime, kulturë dhe vetëbesim.
Michelle thekson rëndësinë e punës me një grup të ndryshëm stilistësh, duke përfshirë shumë emra të rinj dhe stilistë me ngjyrë, për të përdorur vëmendjen e publikut për të përçuar mesazhet e saj. Ajo shpjegon se gjatë rritjes në South Side të Chicago-s kuptoi se stili mund të reflektojë identitetin personal dhe rrënjët kulturore, pavarësisht presionit për të ndjekur norma të caktuara shoqërore.
Një kapitull i veçantë i librit, Hair Journey, trajton vendimet e saj në lidhje me flokët dhe pritshmëritë e publikut. Michelle shpjegon pse nuk përdori akoma shumë stilistë afroamerikanë të flokëve gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, por edhe pse, më vonë, vendosi të tregojë krenarinë e saj për rrënjët e saj natyrale në mënyrë simbolike, duke dhënë një mesazh fuqie dhe vetëbesimi për gratë e reja.
Në kapitullin përfundimtar, Confidently Me, Michelle thekson se stili i vërtetë rrjedh nga besimi te vetja dhe nga aftësia për të pranuar të gjitha versionet e vetes, nga e kaluara deri tek e tashmja dhe e ardhmja. Pas mbushjes së të 60-ave, ajo ndjehet “më e bukur dhe më vetvetja se kurrë më parë”.
Top Channel