Nesër luan finalen e Superkupës së Italisë, ndërkohë në Kosovë, kapiteni Rrahmani merr çmimin më të lartë të futbollit Dardan

21/12/2025 20:48

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2026.

Rrahmani kaloi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Napolin që ta fitojë titullin kampion, i dyti në tre vitet e fundit, ndërsa ishte edhe në formacionin më të mirë në Serie A.

Feterada e Futbollit të Kosovë, në ceremoninë e quajtur “Laureatët e Vitit” e shpallën Rrahmanin si më të mirin, por ky i fundit nuk kishte si të ishte i pranishëm pasi ndodhet në Arabinë Saudite ku do të luaj mbrëmjen e nesërme finalen er Superkupës mes Napolit dhe Bologna-s.

Ndërkohë, sulmuesi i Ballkanit Valentin Serebe fitoi çmimin e Këpucës së Artës si “Golashënuesi më i mirë i vitit”, të cilit ia dha ish lojtari i “Xhebrailave” Albion Rrahmani. Rrahmani ndër të tjera deklaroi se për të është shumë i rëndësishëm ky çmim pasi e kishte fituar në dy vitet e fundit. “Ky çmim që po e dhuroi është me shumë rëndësi për mua sepse e kam fituar në dy vitet e fundit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB