Gazetarja Sabina Mete banorja e fundit që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP 5”
21/12/2025 00:56
Sabina Mete, gazetarja sportive, është banorja e fundit që i bashkohet konkurrentëve të tjerë të “Big Brother VIP 5”.
Ajo deklaroi se ka hyrë e qetë në program, duke pranuar që po hyn në BBV single.
Gazetare sportive dhe prezantuese televizive e njohur shqiptare, ka raportuar nga terreni, duke sjellë transmetime live dhe analiza nga ngjarje sportive, veçanërisht ndeshje futbolli.
Pavarësisht se shpesh vlerësohet për pamjen e saj, Sabina flet hapur për perceptimin ndaj vetes dhe pasiguritë personale.
Top Channel