Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona
Aktori i njohur Lulzim Beqaj ka qenë i ftuar në emisionin “Se luan Topi” në Top Channel, ku ka rrëfyer me sinqeritet për jetën personale, rrugëtimin artistik dhe sfidat e karrierës.
Mes kujtimeve për mbështetjen e nënës, këshillat e forta të babait dhe vështirësitë e profesionit të aktorit, Beqaj ka ndarë reflektime të ndjera mbi pasionin, sakrificën dhe rolin e prindit, duke theksuar se aktrimi është një nga profesionet më të lodhshme, por edhe më të bukura.
‘Unë jam një njeri i përkëdhelur nga fati. Kam pasur fatin të punoj me njerëz që më kanë dhënë një dore. Ka plot që punojnë dhe nuk kanë njeriun e duhur. Jam një njeri që kam jetuar në kohën e yjeve. Babai nuk ka dashur që unë të bëhem aktor dhe shpesh më thoshte ‘ç’është ky profesion’ dhe shumë njerëz nuk e quanin aktrimin profesion, por unë sot di të them se aktrimi është një nga profesionet më të vështira dhe më të lodhshme për njeriun.
Kanë një të drejtë sepse aktrimi për një njeri që e ushtron është një hobi por që paguhet. Mami është spektatorja dhe kritikja ime më e mirë, ajo më ka mbështetur gjithmonë. Ndërsa babi më thoshte ‘kurrë mos lej gjë përgjysmë’. Fjalët e thëna nga babi ngelin. Unë sot jam prind vet dhe e kuptoj.
Top Channel