Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit.

Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti në transfertë Heidenheimin me rezultatin e thellë 4-0 duke kthyer diferencën prej 9 pikësh me Borussia Dortmund dhe në të njëjtën kohë vazhdon të ruajë pathyeshmërinë në Bundesligë.

Bayerni e nisi në sulm ndeshjen dhe në minutën e 15 mori avantazhin 1-0 me golin e shënuar nga Stanisic pas ekzekutimit të një goditje këndi. Në minutën e 32 ishte Olise që gjeti rrugën e rrjetës duke e cuar rezultatin në 2-0. Më pas Harry Kane në dy momente iu afrua golit të tretë teksa në një prej tyre goditi shtyllën.

Goli i tretë për bavarezët erdhi në minutën e 87 nga Luis Diaz, ndërsa në minutat shtesë edhe vetë Kane gjeti më në fund golin me anglezin që fiksoi fitoren 4-0 të Bayernit, gol ky që ishte i 19 personal për të në kampionat. Pas kësaj fitoreje Bayerni shkon në 41 pikë, ndërsa Heidenheim mbetet me 11 pikë. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të kësaj jave në kampionatin gjerman, Manzi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me St.Paulin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB