Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me 13 gomone, arritën t’u shmangen autoriteteve franceze dhe ato britanike bën vetëm taksinë nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve angleze, duke shënuar numrin më të lartë të kalimeve në muajt e fundit.
Ky është një rekord për muajin dhjetor në një ditë të vetme që nga viti 2018, kur filluan të regjistrohen për herë të parë kalimet me gomone.
Dhjetori tradicionalisht është një nga muajt më të qetë për kalimet në La Mansh kur përgjithësisht temperaturat janë më të ulta, si në atmosferë dhe në ujë, tejdukshmëria është më e kufizuar, dhe ka më pak orë me ndriçim dhe koha me mot të keq i bën më të vështira kalimet për shkak të erës dhe dallgëve.
Ky rekord vjen në kohën kur qeveria laburistë e Sir Keir Starmer ka forcuar në mënyrë drastike ligjet anti-emigracion në përpjekje për të dekurajuar kalimet që me sa duket, i injorojnë këto ligje.
Ose këta emigrant dhe grupet kriminale nuk kanë arritur të marrin këto sinjale përmes ndryshimeve në ligjet britanike të emigracionit ose autoritetet franceze të kufirit ende bëjnë sikur tentojnë të frenojnë gomonet, edhe pse financohen bujarisht nga autoritetet britanike me shpresën naive se francezët nuk do donin t’i shkarkonin nga territori i tyre si në këtë rast 800 emigrantë të paligjshëm.
Me shumë gjasa të dyja variantet qëndrojnë. Vetëm këtë javë Gjermania miratoj një ligj që do dënonte deri në 10 vjet trafikantë që tentonin të sillnin emigrantë drejt Britanisë, ndërkohë edhe Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ishte javën e kaluar në Greqi për një marrëveshje në luftën kundër bandave të trafikantëve të qenieve njerëzore.
Por Ministri hije i opozitës Chris Philp, thotë se “kjo qeveri e ka dëshiruare La Manshin në një sistem ku hyrja është e garantuar dhe kthimi mbrapsht i emigrantëve është një opsion”.
Në fakt pas Brexitit dhe gjatë kohës së qeverisjes së konservatorëve, sic është sot e kësaj dite ka qenë, dhe çeshtja shqetësuese është edhe përsa kohë do mbesë e tillë gjendje edhe pse ka ligje më të ashpra që për momentin dukshëm nuk i frenon dot trafikantët të ndezin motorët e gomoneve dhe emigrantët që me çdo çmim duan të vijnë drejt Anglisë.
Top Channel