Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Gjykata kushtetuese ka vendosur datën se kur do të shqyrtojë në seancë plenare çështjen ndaj Arben Frrokut i dënuar nga gjykata e lartë me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Siç raporton Anila Hoxha në datën 17 shkurt 2026 gjyqtarët kushtetues shqyrtojnë në kërkesën e të akuzuarit i cili ka kërkuar Rihapje e procesit. Frroku i cili besohet se gjendet në Holandë kërkon edhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nr. 443, datë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente duke urdhëruar rigjykimin e saj me tjetër trup gjykues.
Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga gjykata e krimeve të rënda duke mos e njohur rrëfimin e dëshmitarit të mbrojtur mbi atentatin në derën e shtëpisë të komisarit Lamaj, i cili u ekzekutua barbarisht në shkurt 2013 pak ditë pasi e kishin transferuar nga detyra e shefit të komisariatit të Kombinatit në një specialist të thjeshtë.
Në apel Frroku u dënua me burg të përjetshëm por ndërkohë ai ishte arratisur nga Shqipëria dhe u zbulua me identitet të rreme jashtë vendit. Ai ende nuk është ekstraduar.
Top Channel