Rrëzimi i një droni pranë një fushe djerrë në Balıkesir të Turqisë, ka ngritur nëse pas tij fshihet Kremlini, dhe një përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin për të testuar durimin e homologut turk, Recep Tayyip Erdogan.

Mjeti pa pilot është dërguar në Ankara për analizë teknike, teksa po hetohet mundësia që origjina e tij të jetë ruse pas një aksidenti të ngjashëm në İzmit një ditë më pare.

Mediat atje raportuan se gjatë ditës së djeshme ka rënë në shtetin turk një dron i prodhimit rus, i identifikuar si mjet i zbulimit rus Merlin-VR – një platformë ISR (Intelligence, Surveillance, Reconnaissance) me rreze të gjatë veprimi dhe me nivel të ulët zhurme.

Ky dron ka aftësinë të mbulojë distanca deri në 600 kilometra dhe ka autonomi fluturimi prej rreth 10 orësh, cka e bën tejet efikas për grumbullimin e informacionit në distanca të largëta.

Merlin-VR lëshohet përmes një katapulte dhe rikuperohet duke përdorur një parashutë, e kjo e bën të përshtatshëm për operacione të ndryshme dhe terrene të vështira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB