Incidente te protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, i shtyjnë me forcë
Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier pasi pasditen e ditës së djeshme ka përplasur një 50-vjeçar që drejtonte një mjet bujqësor.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi J. Sh., 41 vjeç po drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur kur u përfshi në një aksident në aksin rrugor “Fier-Berat”, ku si pasojë mbeti i dëmtuar shtetasi M. H., 50 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Fier-Berat”, ku u dëmtua drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi M. H., 50 vjeç, ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin J. Sh., 41 vjeç, banues në Berat, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur e për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur me mjetin bujqësor.
Shtetasi M. H., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Gjinoqarë, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Top Channel