Aktore dhe këngëtare, Xhodi Skura pjesë e Big Brother VIP 5/ Surprizon gjyshen e saj nga shtëpia
Ka filluar edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania 5, ku emocionet dhe surprizat do të jenë të shumta.
Nën moderimin e Ledion Liços, janë bashkuar edhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, të cilët nuk e fshehën mirënjohjen dhe emocionet rreth këtij posti.
Në fjalën e saj Monika Kryemadhi tha: “Para se të vija, kërkova që të shihja sa view-er kishte në YouTube. Ndonjëherë politika na vendos në disa korniza ku ne mos të jemi vetvetja. Por Top Channel të krijon mundësitë që të jesh vetëvetja, përndryshe del jashtë. Në jetën që jetojmë ne, njerëzit mundohen të të nxjerrin nga dera, por Monika hyn nga penxherja.
Unë përfitoj nga rasti, ndoshta dhe për ta përmendur se dhe të tjerët nuk e kanë, ky produksion këtu që është nën logon e Top Channel, nuk rri dot pa përmendur Dritan Hoxhën, i cili, edhe mua si Monikë, në aspektin qoftë mediatik, qoftë politik, më ka dhënë mundësinë, sepse ka qenë Top Channel-i që i mësoi Monikës si mbahet mikrofoni në debatet politike. Unë kam dhe një debat pol;itik të fituar në panelin e Top Channel-it, me shumë guxim e kam marrë në këtë televizion. Gjithmonë thuhet i dashur armik…”, u shpreh Kryemadhi.
Top Channel