Platformë e re për turizmin, krijohet nga bashkëpunimi mes operatorëve turistikë dhe guidave
Pas shpalljes së Shqipërisë si territor i pastër nga sëmundjet ngjitëse të gjësë së gjallë, Kosova ka hequr kufizimet për importin e bagëtive nga vendi ynë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë njoftoi se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe WOAH, në Shqipëri nuk janë më të pranishme PPR, mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Influenza Aviare HPAI–H5N1.
Për këtë arsye, është marrë vendim për lejimin e importit të deleve, dhive, shpezëve të gjalla, si dhe produkteve të tyre.
Për përgjegjësin e Veterinarisë në Qarkun e Kukësit, Bajram Peposhi, ky vendim është i mirëpritur, pasi Kukësi është zonë kufitare ku qarkullimi i gjësë së gjallë realizohet përmes rrugëve ligjore.
Sipas tij, lëvizja e lirë e kafshëve, në përputhje me ligjin veterinar, ndikon pozitivisht në rritjen e mbarështimit të tufave blektorale në këtë zonë.
Kujtojmë se Qarku i Kukësit nuk është prekur nga murtaja, por ishte përfshirë në karantinimin kombëtar. Kukësi njihet për mbarështimin e blegtorisë së imët, veçanërisht deles rudë dhe dhisë së kuqe.
Top Channel