Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, Kosova heq kufizimet për kafshët dhe shpendët Tokat bujqësore në Elbasan po dëmtohen nga metalet e rënda dhe prodhimi i ferrokromit.
Arrestimi i 16 personave që shkaktonin ndotje atmosferike duke djegur goma dhe bateri, mund të pastrojë ajrin, por jo tokën dhe ujërat, sepse toksinat e çliruara nga djegia kërkojnë muaj për tu asgjësuar.
E gjithë kjo ndotje mjedisore nuk qëndron vetëm në zonën e metalurgjikut por edhe në fshatrat përreth, ku banorët të vetmen mundësi jetese kanë bujqësinë. Ky ajër i papastër më pas vret punën e ndershme të atyre fermerëve që kanë preferuar të qëndrojnë larg pompës me pesticide. Është ndotja atmosferike ajo po dëmton prodhimet e tyre sepse toka dhe bimët po helmohen nga metalurgjikja e më pas frutat e perimet vijnë në tryezën tonë si të shëndetshme
“Unë me pesticide nuk spërkas këto janë gracka dhe insektet bien këtu brenda”, u shpreh një fermer.
“Jonxhë kam mbjellë unë. Mbi 30% ndikon tek bimësia sepse tymi i rri tek lulja ajo nuk i jep zhvillim e lë në vend”, tha fermeri tjetër.
3 muaj më parë Kroacia dhe Sllovenia bllokuan pjeshkë dhe speca me përmbajtje nikeli, dhe fajin për këtë nuk e kanë bujqit, por fabrikat që djegin bateri. Nga një tokë e bekuar bujqësore, Elbasani tani më zotëron tokë të “mallkuar” ku rriten perime të rrezikshme.
“Bateritë përbëhen nga metalet e rënda dhe këto metale nuk shpërbëhen në gazra por depozitohen në tokë, të dy këto aktivitet janë të palejueshme”, u shpreh Ilir Kristo.
Ndërsa të mbjellat vaditen me ujë të papastër.
“I ndotur është i përzier është një fabrikë nafte këtu dhe llumrat e naftës vijnë në tokat bujqësore. Pse rritet bima ashtu?”, thotë fermeri.
“Ferrokromi na bezdis shumë me tymin që del natën po të zgjohesh në mëngjes është si i verdhë”, shprehet ai.
Aktiviteti i paligjshëm zhvillohet natën, por gjurmët e tymit pushojnë në shtëpitë e banorëve
“Ja shiko çdo mëngjes pastrojmë dritaret nga pluhuri i madhe”, shprehet një banore e zonës.
Banorët e zonës, thonë se kjo është industria që po u merr frymën.
“Djegia e gomave krijon problem shumë të madh në atmosferë, dhe dëme më i madh është për komunitet lokale”, tha Ilir Kristo.
“Në fshatin tjetër i ka kapur shumë mëlçia, mushkëria këto sëmundjet kancerogjene”, shprehet një fermer.
Për disa të tjera, ajri, toka dhe uji i ndotur është shndërruar në një normalitet
“Ne jemi mësuar tani”, shprehen ata.
Top Channel