Kreu i demokratëve doli këtë të shtunë në një komunikim online më ndjekësit e tij virtualë, duke iu përgjigjur pyetjeve që ata i adresonin.

Në lidhje me hetimet që po kryhen për zëvendës kryeministren Belinda Balluku, ai deklaroi se kjo e fundit po mbrohet nga Edi Rama.

“Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj. Ky është një proces shumë i vështirë, proces në vazhdim, në të cilin Lubi Balluku po mbrohet nga Edi Rama në mënyrë që të prishë çdo lloj dokumentacioni, por nuk ka dyshim se ato do sekuestrohen dhe do u kthehen qytetasve”, deklaroi Berisha.

Ai iu drejtua qytetarëve duke i ftuar në protestën e 22 dhjetorit, por dhe më tej, në mënyrë që të rrëzojnë nga pushteti qeverinë ‘Rama’.

“Protesta të hënën është fillimi i madh i stinës, e cila ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës. Ne dalim në protestë të hënën për të shënuar fillimin e revoltës popullore për largimin e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB