E rëndë në Pogradec, 17-vjeçari tenton vetëvrasjen, konsumon detergjent

20/12/2025 16:20

Një 17-vjeçar nga fshati Mëmlisht i Pogradecit ka tentuar vetëvrasjen, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica bën me dije se adoleshenti ka pirë një ditë më parë një sasi të vogël detergjenti, por është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 19.12.2025, në fshatin Memëlisht, Pogradec, në banesë, një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar një sasi të vogël detergjenti. Ai u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB