Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, Kosova heq kufizimet për kafshët dhe shpendët Ky është Gëzim Loci. Prej 25 vitesh jeton me aftësi të kufizuar, por asnjëherë me kufij në punë. Nga një stallë e vogël pranë shtëpisë, ai ka ndërtuar me duart e tij një histori force, dinjiteti dhe shprese në bujqësinë e Lezhës.
“Vështirësia është shume e madhe sepse shikimin e kam të pakët”, u shpreh ai.
Dashuria për tokën dhe produktin nxit këtë fermer për të kërkuar një kontroll më të shtuar për produktet që kultivojnë.
Mes shume hektarë toke të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, Gëzimi thotë se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga pasioni i tij për tokën.
Historia e Gëzim Locit tregon se aftësia matet me vullnetin për të mos u dorëzuar. Në një kohë kur bujqësia përballet me sfida të mëdha, shembuj si ky na kujtojnë se puna e ndershme, këmbëngulja dhe dashuria për tokën mbeten forca më e madhe për të ecur përpara.
Top Channel