Emri/ Shpërthim gjatë natës në zonën e Selitës së Vogël, i vendoset eksploziv një makine, detaje
19/12/2025 08:40
Një incident është shënuar rreth orës 03:20 në zonën e Selitës së Vogël në Tiranë
Automjetit të shtetasit Dritan Jano i është vendosur lëndë plasëse. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Njoftimi:
Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Top Channel