Peshku luan shfaqet sërish pranë Karaburunit, rrezik për njerëzit dhe ekosistemin

19/12/2025 09:59

Në ujërat rreth Karaburunit është kapur sërish një peshk i rrezikshëm, i cili, nëse preket pa kujdes, shkakton probleme shëndetësore për peshkatarët.

Ai quhet ‘peshku luan’ dhe është i rrezikshëm si për njerëzit, ashtu edhe për speciet e tjera detare.

Ky peshk është invaziv për ujërat tona dhe po shihet gjithnjë e më shpesh në Adriatik dhe në Detin Jon.

Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në një thellësi deri në 40 metra, në brendësi të Gjirit të Vlorës, pranë Karaburunit.

“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet,” tha ai, duke shtuar se duhet të eliminohet.

Kjo specie gjendet kryesisht në Detin e Kuq dhe zakonisht jeton në thellësi të mëdha.

Peshqit invazivë shqetësojnë shkencëtarët, pasi dëshmojnë ngrohjen e detit dhe mund të dëmtojnë ekosistemin, duke u shumuar me shpejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB