Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë
Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, pritet të kryej një transplant mushkërish, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar muajt e fundit.
Sipas BBC, testet mjekësore të kryera gjatë vjeshtës treguan një përkeqësim të qartë të sëmundjes së saj, fibrozës pulmonare, një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen dhe furnizimin e gjakut me oksigjen.
Sipas mjekëve të Spitalin Universitar të Oslos, po arrihet në pikën ku transplantimi i mushkërive do të jetë i domosdoshëm.
Pallati mbretëror njoftoi gjithashtu se Mette-Marit ka një nevojë gjithnjë e më të madhe për pushim dhe ushtrime të kontrolluara, ndërsa angazhimet e saj zyrtare do të përshtaten me gjendjen shëndetësore, megjithëse ajo ka shprehur dëshirën për të vijuar detyrat.
Princi i Kurorës, Haakon, tha se princesha duket mirë kur është duke pushuar, por ka gjithnjë e më shumë vështirësi në frymëmarrje gjatë aktivitetit fizik, ka më pak energji dhe sëmuret më shpesh.
Mette-Marit, 52 vjeçe, është diagnostikuar me fibrozë pulmonare që prej vitit 2018. Mjekët theksuan se transplanti i mushkërive konsiderohet si zgjidhje e fundit dhe kryhet vetëm në raste të rënda, për shkak të rreziqeve që përfshin ndërhyrja.
Top Channel