Rihapet çështja e “plusvalencave” të Juventusit, BE vë në diskutim autonominë e drejtësisë sportive
Milani po përballet gjithnjë e më hapur me pasojat e merkatos verore dhe emri i Christopher Nkunku është në qendër të kritikave.
Sulmuesi francez, i blerë për 37 milionë euro, nuk po arrin të bëjë diferencën dhe edhe në ndeshjen e fundit ka shpërdoruar rastin më të pastër për kuqezinjtë, duke dështuar në një aksion tre kundër dy që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit.
Krahasimi me Rasmus Højlund është i pashmangshëm. Danezi ishte objektiv konkret i Milanit gjatë verës, por klubi vendosi të ndryshojë strategji, duke u orientuar te Nkunku për sulmin dhe te De Winter për mbrojtjen. Napoli përfitoi dhe mbylli marrëveshjen për Højlund, duke investuar shuma të ngjashme me ato që Milani shpenzoi për repartin ofensiv dhe mbrojtës. Diferenca, megjithatë, u pa qartë në fushë dhe në rendiment.
Nkunku, i menduar si pika e referimit në sulm, vazhdon të mos ketë impaktin e pritur, ndërsa Milani vuan mungesën e një qendërsulmuesi të vërtetë. As ardhja e Füllkrug nuk duket se mjafton për të kolmuar boshllëkun, duke lënë Allegrin shpesh pa alternativa reale në fazën sulmuese. Në këtë kontekst, shpresa e vetme mbetet një rikthim konstant i Leaos në rolin e “numrit 9”, zgjidhje më shumë emergjente sesa strategjike.
Shifrat e merkatos e rëndojnë edhe më shumë bilancin: 37 milionë euro për Nkunku dhe 18 milionë plus bonuse për De Winter, për lojtarë që deri tani nuk kanë justifikuar investimin. Me 55 milionë euro të shpenzuara, Milani vazhdon të kërkojë atë sulmues që kishte në shënjestër që në fillim të verës dhe që sot po bën diferencën diku tjetër.
Nëse Milani dëshiron të shmangë një sezon pa trofe, përgjigjet duhet të vijnë shpejt. Dhe për momentin, Nkunku është simboli kryesor i një merkatoje që po lë më shumë pyetje sesa siguri.
Top Channel