Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
18/12/2025 18:40
Paraditja e te premtes do të gjejë përballë Këshillit për Rregulloren, dhe Imunitetin jo një por disa prokurorë të SPAK të cilët do të ngulmojnë në marrjen autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.
Burime nga kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se SPAK krahas prokurorit të çështjes Dritan Prençi pritet që në krah të tij të jetë edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko.
Kjo do të thotë se ditën e parë në detyrë Klodian Braho e nis me një betejë të fortë në këtë këshill ku do të argumentojnë përse duhet të arrestohet numri dy i qeverisë.
Top Channel