Video/ Presidentja Osmani njofton heqjen e masave nga BE, Rama ndërhyn ‘live’: Ke qenë e jashtëzakonshme
18/12/2025 09:26
Bashkimi Evropian pritet të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës duke filluar nga muaji janar.
Lajmi u bë publik nga presidentja, Vjosa Osmani, gjatë një videoje live në Facebook.
Në një moment të videos së xhiruar në Bruksel shaqet dhe kryeministri Edi Rama, i cili i ndërpret deklaratën dhe e përqafon Osmanin.
Gjithashtu kryeministri e vlerëson Osmanin për rolin dhe paraqitjen e saj, duke theksuar se ajo ka qenë e jashtëzakonshme gjatë takimeve të zhvilluara mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
View this post on Instagram
Top Channel