Nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada
I dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për Misione të Veçantë, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Hagë, aty ku u takua me Hashim Thaçin.
Grenell shprehet se Rama e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith dhe se ka turpëruar europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie, duke shtuar se kryeministri shqiptar ka të drejtë dhe Smith është një turp.
“Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell.
NATO ally and Albania Prime Minister Edi Rama eviscerates the Jack Smith legal case against former President Thaci at The Hague – and shames the Europeans for allowing the injustice to continue.
Jack Smith is a disgrace.
Rama is right. https://t.co/aXwDyB1Jai
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 18, 2025
Më herët Rama, në një postim në platformën X kishte shkruar: “Sapo kam dalë nga godina ku po zhvillohet teatri i turpit i drejtësisë ndërkombëtare ndaj Hashim Thaçit, i cili u mor peng – pa gjyq dhe pa akuzë – nga Zyra e Presidentit të Republikës, ku ishte vendosur me vullnetin e popullit të Kosovës. Krahas Luftës Çlirimtare të Kosovës, e cila nuk mund të njolloset nga një farsë që nisi me akuzat për trafik organesh, të shpikura nga kukullat ruse të Putinit në Dumën e Strasburgut, dhe që vazhdoi me lloj-lloj absurditetesh dhe dëshmitarësh groteskë të sjellë nga prokuroria ndërkombëtare në Hagë.
E gjeta komandantin në gjendje të mirë, të qetë dhe të buzëqeshur, si çdo njeri i pafajshëm me shtyllë kurrizore prej çeliku, edhe pse kësaj here është subjekt i kufizimeve absurde të të drejtave themelore, të cilat nuk iu vendosën as gjatë ndalimit të mëparshëm – një turp më vete, për të mos thënë më shumë.
Folëm për familjen, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë dhe Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia kisha sjellë më herët, për librin e fundit të Kissinger-it, që ia solla këtë herë, dhe për dy apo tre tituj të tjerë nga lista e pafund e leximeve të tij në këtë vend që, me një buzëqeshje, Hashimi e quan “instituti”.
Nuk di më çfarë të them për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, e kryer me bekimin e shteteve europiane dhe të Shteteve të Bashkuara, dhe e financuar nga taksapaguesit europianë dhe amerikanë, kundër një populli europian që u çlirua nga një regjim nacionalsocialist dhe që ndihmoi gjithashtu në çlirimin e Europës nga një njollë e zezë aparteidi që qëndroi në zemër të saj për dekada të tëra.
Qoftë e bekuar Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj – të mbajtur pa gjyq prej më shumë se pesë vitesh tashmë, në mes të asaj që quhet Europa e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.
Top Channel