Përfundon aventura e dytë e Thiago Silvës në Brazil, mbrojtësi 41-vjeçar mund të rikthehet te Milani
Ndërsa vazhdojnë negociatat intensive për Joshua Zirkzee, Roma po punon paralelisht edhe për një tjetër përforcim në repartin ofensiv. Bëhet fjalë për Giacomo Raspadorin, një sulmues me profil të ndryshëm, i cili aktualisht nuk është pjesë kyçe e projektit të Diego Simeones te Atletico Madrid.
Ish-lojtari i Napolit dhe Sassuolos, pavarësisht golit të shënuar në Kupën e Mbretit ndaj Atlético Baleares, po has vështirësi në gjetjen e hapësirave si titullar te “Colchoneros”. Ndeshja e fundit e tij nga minuta e parë në kampionat daton në fund të shtatorit, një situatë që e shtyn sulmuesin italian të shohë me interes një rikthim në Serie A.
Formula e transferimit pritet të jetë huazim, ashtu si edhe në rastin e Zirkzee. Roma synon ta sigurojë Raspadorin me një opsion të thjeshtë blerjeje, ndërsa Atletico Madrid po këmbëngul që kjo klauzolë të shndërrohet në blerje të detyrueshme në rast se verdhekuqtë kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ky mbetet edhe nyja kryesore e negociatave, por burime pranë klubeve bëjnë me dije se ditët e fundit pista Raspadori ka marrë gjithnjë e më shumë formë, duke u shndërruar në një opsion konkret për sulmin e Romës.
Top Channel