Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin për vitin 2026, me një vlerë totale prej afro 400 milionë eurosh, ndërsa vendimi u mor gjatë një mbledhjeje ku mungoi kryebashkiaku Erion Veliaj.

Më herët, anëtarë të Këshillit kishin kërkuar që Veliaj të ishte i pranishëm në diskutimet mbi projektbuxhetin, por kjo kërkesë nuk u pranua nga SPAK.

Buxheti i aprovuar përfshin një sërë masash sociale dhe mbështetëse. Parashikohet ndarja e 1500 kredive të buta për çiftet e reja, ofrimi i aboneve falas për studentët dhe pensionistët, si dhe dhënia e 1400 bonuseve të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike.

Një tjetër zë i rëndësishëm i buxhetit është ai për arsimin, ku janë planifikuar 9.2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim falas në shkolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB