Mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e fundit të fazës së Ligës në Conference League, ku dy klubet shqiptare, kampionët e Kosovës, Drita, dhe Shkëndija e Tetovës, do të tentojnë të kalojnë më tej në fazën play-off.

Kështu, Shkëndija sot do të luajë në transfertë në Qipro kundër AEK Larnaca-s, takim i cili transmetohet ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt në DigitAlb.

Aktualisht, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut gjendet në vendin e 21-të dhe i duhet të paktën një barazim për të mbetur me shpresa për kualifikim tutje, pasi i duhet ta mbyllë këtë fazë brenda 24 vendeve të para, që çojnë 16 skuadra, pas 8 të parave që kualifikohen direkt, në fazën e play-off-it.

Në anën tjetër, AEK Larnaca gjendet në vendin e 10-të me nëntë pikë të grumbulluara. Kujtojmë se nga vendi i parë deri në të tetin kualifikohen direkt. Ndërsa skuadra e Gjilanit, Drita, do të ketë ndeshjen më të vështirë të kësaj faze në Conference League. Kampionia në fuqi e Kosovës do të përballet në Madrid me skuadrën spanjolle Rayo Vallecano.

Ekipi gjilanas ka mundësi reale për t’u kualifikuar në play-off edhe nëse e humb këtë ndeshje. Aktualisht, Drita gjendet në vendin e 19-të me tetë pikë, ndërsa në anën tjetër Rayo Vallecano është në vendin e shtatë me 10 pikë gjithsej. E njëjta gjë vlen edhe për Dritën, ku pas 8 vendeve të para që kualifikohen direkt, 16 të tjera shkojnë në play-off.

Një mundësi shumë e mirë kjo për ekipet tona që të vazhdojnë aventurën e tyre europiane, për të fituar eksperiencën e duhur, për të na bërë krenarë dhe padyshim për të grumbulluar edhe më shumë të ardhura financiare, pasi deri më tani Drita ka grumbulluar rreth 4.3 milionë euro, ndërsa Shkëndija rreth 4.1 milionë euro.

REZULTATET LIVE:

AEK Larnaca 0-0 Shkëndija

Rayo Vallecano 1-0 Drita

Lejeune 34′

Top Channel

DIGITALB DIGITALB