Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte
Atmosfera e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ka gjallëruar qytetin e Gjirokastrës.
Në skenën artistike në zonën muzeale çdo mbrëmje performojnë artistë dhe grupe të njohura muzikorë si dhe nxënësit e shkollave të qytetit.
“Jam nxënëse e shkollës “Feim Ibrahimi” dhe menduam të organizojmë një koncert në kuadër të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, shpresojmë t’ju pëlqejë”, shprehet një vajzë.
“Për festat e fundvitit dëshirojmë ti urojmë të gjithëve: Gëzuar festat dhe shpresojmë që ky vit të jetë i mbarë dhe sa më shumë gëzime dhe lumturi”, thotë një tjetër.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ishte për të mbajtur sa më gjallë atmosferën e festave këtë fundvit. Ishte shumë kënaqësi për ne si shkollë”, thotë Semine Sulozeqi, mësuese muzike.
Në “Fshatin e festave” banorët dhe turistët shfaqin interes për produktet karakteristike, kulinarinë tradicionale dhe prodhimet bio të zonës.
“Gjatë fundjavës ka më shumë lëvizje dhe turistët janë gjithmonë të interesuar për produktet bio të zonës së Gjirokastrës, unë në çdo panair kam marrë pjesë me të gjitha këto produkte dhe shikojmë interesimin shumë të lartë të tyre”, thotë artizania.
Përgjatë kësaj periudhe festash Gjirokastra synon të jetë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.
Top Channel