Berisha thërret aleatët në selinë blu, ja kur do të mbahet takimi

18/12/2025 15:14

Ditën e nesërme në ora 10:00, në selinë blu do të shkojnë për një takim me Sali Berishën, aleatët e PD.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj mbledhjeje, por kujtojmë se kjo vjen pas mbledhje së Këshillit Kombëtar të PD, ku fokusi kryesor ishte protesta e 22 dhjetorit.

Berisha tha se analiza për humbjen e zgjedhjeve do të shtyhet për në një tjetër mbledhje, pasi tani gjithë vëmendja duhet të jetë të protesta dhe rrëzimi i qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB