Shqipëria vazhdon të krenohet në futbollin europian me Dritën e Gjilanit dhe Shkëndijën e Tetovës
Partia Demokratike zgjodhi të rebelohej dhe të tentonte të bllokonte seancën e fundit parlamentare për këtë vit.
Nikoll Lesi komentoi tensionet në seancën e sotme, ndërsa u shpreh se PD nuk është e besueshme për elektoratin, dhe sipas tij kjo justifikon edhe numrin e pakët të demokratëve në protestat e opozitës.
“Me gjithë këto sulme nga SPAK në një vend demokratik qeveria do kishte rënë. Ne s’kemi opozitë. Një opozitë të besueshme që ta marri. Që të ketë një lloj entuziazmi. Sot ne e kemi parë protesta e doktorit me 150 veta. Nuk mbush me besim njerëzit. Kjo që ka ndodhur ne kushtet e Shqipërisë është disi e pranueshme.
Problemi është se ka rritur adrenalinën brenda koshit të PD. Nuk shton elektorat nga eklektorati gri. Thotë Berisha unë rri kryetar partia, nuk e lëshon partinë derisa sa të vdesi 105 vjeç. Nuk ka kush e rrëzon qeverinë. Me aq sa kam informacion, ato nesër do vazhdojë komisioni i këshillit të mandateve, tre veta për të përballuar një dosje të madhe.
Dyshoj si dreqi që nesër vazhdon kjo histori, të hënën do ketë protestë të dhunshme, nuk duhet por do jetë. Aq sa ndjejë, nuk urojë. Po lajmërojnë edhe po thërriten edhe gardë”, u shpreh Lesi.
Top Channel