Aksioni ndaj AKSHI-t/ Gjykata e Posaçme heq masën e sigurimit për zv.drejtorin e policisë Tiranë, por lë në fuqi pezullimin nga detyra

18/12/2025 19:15

Mbas një procesi të tejzgjatur ndaj gjashtë personave, ku u verifikuan kushtet mbi të cilat ishte shpallur në mungesë masat e sigurimit, Gjykata e Posaçme mori vendimet sa i përket çështjes së AKSHI-t.

Për Erjon Ismailin u hoq masa e sigurimit ndalimi për të dalë jashtë vendit dhe lihet në fuqi pezullimi.

Njoftimi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personale ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Ismaili.

Revokimin e masës së sigurimit personale shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Ismaili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB