Premiera e “Emily in Paris”, aktorja Lily Collins mahnit me veshjen

17/12/2025 20:32

Lily Collins tërhoqi të gjitha vëmendjet në tapetin e kuq të premierës botërore të sezonit të pestë të “Emily in Paris”, e mbajtur të hënën në Paris, duke u shoqëruar nga Minnie Driver dhe Ashley Park.

Aktorja amerikane, 36 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të zi me shkëlqim dhe detaj fjongoje që binte në pjesën e poshtme, duke e theksuar siluetën me një palë taka elegante. Pamjen e kompletoi me një gjerdan të madh argjendi dhe vathë të përshtatshëm.

Minnie Driver, 55 vjeçe, dukej po ashtu e mahnitshme në një fustan të zi me dekolte katrore dhe detaje shkëlqyese, të shoqëruara me taka të zeza.

Ashley Park tërhoqi vëmendjen me një fustan të guximshëm të kuq, pa rripa, me pjesën e sipërme të strukturuar si korse dhe fund të gjatë prej dantelle, duke sjellë një kontrast tërheqës në mes të yjeve të tapetit të kuq.

Ngjarja u zhvillua në Le Grand Rex, ku tapeti i kuq u mbush me yje dhe paparacë, duke e kthyer premierën në një festë të modës dhe elegancës./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB