Në Myzeqe, aty ku ndryshimet klimatike po rikompozojnë hartën e kulturave bujqësore shumë prodhues po përballen me rënie çmimesh dhe mungesë tregu.
Por ndryshe nga të tjerë Kadri Fasko nga Radostina e Fierit ka mundur të krijojë një model suksesi, duke i përshtatur kulturat me klimën.
Prej 16 vitesh ai kultivon mbi 600 rrënjë portokalle Navalin, një varietet që i reziston mirë kushteve të zonës dhe që i ka dhënë më shumë se 40 ton prodhim në vit.
“Me profesion jam ekonomist, por prej 16 vitesh jam i pasionuar pas agrikulturës. Kultivoj rrush, ullinj dhe portokallen Navalin. Sot kam 1.2 hektarë dhe marr mbi 40 ton prodhim bio në vit, të cilin e shes të gjithin në tregun vendas. Këtë vit kam planifikuar të zgjeroj sipërfaqet me 4 dynym me kultivarin e ri ‘Lanelej’, që piqet në prill.”, shprehet Fasko.
Pavarësisht prodhimit të mbare, një problem mbetet i përhershëm thotë Fasko. Gjetja e fuqisë punëtore është një sfidë që po i rëndon çdo vit më shumë fermerët e zonës.
Top Channel