Foto/ “Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë”, urimi i veçantë i Anuela Ristanit për 36-vjetorin e lindjes së kryebashkiakut Veliaj
James Cameron ka thyer një tjetër kufi në karrierën e tij legjendare, këtë herë jo në kinema, por në pasuri.
Regjisori, skenaristi dhe producenti kanadez është shpallur zyrtarisht miliarder, me një pasuri që arrin në 1.1 miliardë dollarë, sipas renditjes më të fundit të Forbes.
Në moshën 71-vjeçare, Cameron bëhet regjisori i pestë miliarder në histori, duke iu bashkuar një rrethi tepër ekskluziv ku bëjnë pjesë George Lucas, Steven Spielberg, Peter Jackson dhe Tyler Perry.
Ajo që e veçon Cameronin nga emrat e tjerë është fakti se pjesa më e madhe e pasurisë së tij është ndërtuar drejtpërdrejt nga filmat që ai vetë ka realizuar.
Sipas Forbes, filmografia e Cameron ka gjeneruar pothuajse 9 miliardë dollarë në arkëtimet globale. Kryevepra si “Titanic”, “Avatar” dhe vazhdimet e tij nuk kanë thyer vetëm rekorde artistike dhe teknologjike, por edhe financiare, duke e kthyer regjisorin në një markë të sigurt suksesi në industrinë e filmit.
Përveç kinemasë, Cameron ka investuar edhe në pasuri të paluajtshme, projekte mjedisore dhe ushqime me bazë bimore, duke reflektuar angazhimin e tij për qëndrueshmërinë.
Megjithatë, këto mbeten dytësore krahas të ardhurave kolosale nga filmat, licencat, parqet tematike dhe kompania e tij Lightstorm Entertainment.
Me këtë arritje, James Cameron konfirmon statusin e tij jo vetëm si një vizionar i kinemasë, por edhe si një nga mendjet më të suksesshme financiare të Hollywood-it.
Top Channel