La Anglinë për t’u kthyer në Kukës, i riu që ringjalli produktet bio të fshatit: Pasuria është këtu

17/12/2025 09:29

Në një kohë kur shumë të rinj zgjedhin të largohen, një i ri nga Kukësi vendosi të kthehet.

Pas përfundimit të studimeve dhe disa viteve emigrim në Angli, Ermigan Axhami solli me vete jo vetëm përvojën e jetës, por edhe një ide që lidhet fort me rrënjët.

Ai besoi se pasuria më e madhe nuk gjendet larg, por këtu, në tokën tonë. Kështu lindi dyqani i produkteve bio të fshatit, një hapësirë ku tradita e Kukësit merr jetë: bylmeti i vërtetë, vezët e fshatit, patatja e zonës, mjalti bio, kompostot dhe turshitë e shtëpisë, fasulja e Kukësit, frutat e pyllit, çajrat e malit dhe prodhimet sezonale.

Për Ermigan Axhamin, këto nuk janë thjesht produkte. Janë kujtesa e mënyrës se si jetuan të parët tanë, me ushqim të pastër, respekt për tokën dhe për shëndetin.

Sipas tij, duhet t’i largohemi ushqimit të shpejtë dhe t’i kthehemi asaj që na ofron natyra jonë.

Mesazhi i tij shkon përtej biznesit: të jetojmë në vendlindje, ta ndërtojmë jetën këtu dhe të mos e shohim emigrimin si të vetmen rrugë. Sepse, kur beson tek toka jote, ajo të shpërblen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB