Ftesë në 5/ Arbër Çepani në lot: Ja çfarë mësimi më dha 2025-a
Helena Bonham Carter ka zbuluar pse nuk u martua kurrë me Tim Burton, pavarësisht se ka dy fëmijë me të.
Aktorja 59-vjeçare ka folur për qëndrimin e saj jokonvencional ndaj angazhimit dhe ndarjen e marrëdhënies së saj afatgjatë me regjisorin e famshëm, me të cilin pati një djalë, Billyn, 22 vjeç, dhe një vajzë, Nell, 17 vjeçe.
Duke folur në podkastin Fashion Neurosis with Bella Freud, Helena Bonham Carter zbuloi se arsyeja pse ish-çifti nuk e ka bërë zyrtare lidhjen e tyre është se ajo nuk beson se martesa është e shëndetshme. “Nuk kam qenë kurrë e martuar, sepse sinqerisht nuk mund ta jap atë premtim, sepse thjesht nuk mendoj se është një premtim i shëndetshëm”, tha ajo.
Në të njëjtën intervistë, ajo shpjegoi se të kesh ADHD ka qenë një sfidë në marrëdhëniet e saj, e lëre më ideja e planifikimit të një dasme. “Unë kam ADHD, kështu që ideja e planifikimit të një dasme… Dua të them, mund të jetë një gjë e mrekullueshme, por do të bëhesha tepër e fiksuar me çdo zgjedhje të vetme, sa do të thoja thjesht, ‘O Zot,'” tha ajo.
Helena Bonham Carter reveals the real reason she never married Tim Burton as she opens up about secret struggle with ADHD https://t.co/0Ta57RNXoM
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) December 17, 2025
Helena Bonham Carter dhe Tim Burton u takuan në sheshxhirimin e filmit të vitit 2001 “Planeti i Majmunëve”, ku kimia e tyre krijuese lulëzoi shpejt në një romancë të stuhishme. Çifti u bë një nga më të fuqishmit e Hollivudit, duke punuar së bashku në një sërë filmash të Burton, duke përfshirë “Big Fish”, “Corpse Bride”, “Charlie and the Chocolate Factory”, “Sweeney Todd: The Demon Barber of Fleet Street”, “Alice in Wonderland” dhe “Dark Shadows”.

Gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, ata mbajtën dy shtëpi të ndara, por të lidhura në Londrën veriore, të lidhura nga një korridor. Zgjedhja kishte ngritur pyetje, por ajo ka thënë se u përshtatej atyre në mënyrë perfekte.
Më vonë në intervistë, Helena Bonham Carter i dha merita të veçanta rrethit të saj të ngushtë të miqve, duke thënë se ata e ndihmuan të përballonte ndarjen e tyre, të cilën ajo me shaka e quan “divorc”, edhe pse ata nuk u martuan kurrë. “Isha jashtëzakonisht mirënjohëse për miqësitë e mia”, rrëfeu ajo. “Mendoj se ndoshta vlerësimi im për ta u rrit sepse mbijetuan dhe më mbështetën gjatë këtij ndryshimi të madh”, shtoi ajo.
“Gjithashtu, në një masë shumë të madhe, për fëmijët e mi, sepse kur kalon një divorc – të paktën kështu e kalova unë – mbështetesh te njerëzit përreth teje për të të ndihmuar ta “mbash” familjen të bashkuar’.
Në të njëjtën kohë, ajo tha: “Kur ndjeva që familja ime po shkatërrohej- në një familje aq të ngushtë sa e jona – kjo ishte transformuese për të gjithë. Nga ana tjetër, nëse nuk jeni të pajtueshëm me njëri-tjetrin, duhet shumë guxim, por është më mirë të ecni përpara sesa ta ndaloni njëri-tjetrin të vazhdojë. Dua të them, nuk jemi të destinuar të jemi bashkë përgjithmonë.”
Që nga ndarja me Timin, Helena Bonham Carter ka gjetur lumturinë me historianin norvegjez të artit Ry Dag Holboe, i cili është 22 vjet më i ri se ajo. Çifti është bashkë që nga viti 2018, duke ruajtur një marrëdhënie më private sesa romanca e saj e mëparshme, shumë e publikuar.
Top Channel