Hapet në Lezhë galeria e Pashk Përvathit, e para private e këtij lloji

17/12/2025 15:48

Në Lezhë u hap Galeria e Përhershme e Pashk Përvathit, galeria e parë private e këtij lloji, që sjell para publikut krijimtarinë mbi 40-vjeçare të Mjeshtrit të Madh të pikturës Lezhjane e mbarë Shqiptare duke i shtuar Lezhës një tjetër hapësirë të rëndësishme kulturore dhe një destinacion më shumë për t’u vizituar.

E vendosur në një nga mjediset e banesës së artistit, galeria përmbledh vepra që pasqyrojnë njeriun, natyrën dhe peizazhin shqiptar por dhe atë të huaj

Pas shumë muajsh pune dhe netësh pa gjumë, Përvathi tregon se sot ka realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha.

Hapja e galerisë konsiderohet një ngjarje e rëndësishme kulturore për qytetin e Lezhës dhe një pasuri e qëndrueshme për artin shqiptar, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet më nga afër me gjuhën artistike dhe filozofinë krijuese të Pashk Përvathit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB