Gjelat e Zadrimës, panairi para festave të fundvitit në Mabë/ Fermerët: I rrisim me vështirësi

17/12/2025 12:22

Në Mabë ka nisur Panairi i Gjelit të Detit, një traditë që mbledh prodhues vendas dhe shumë vizitorë.

Ekspozohen dhjetëra gjela të rritur në fermat e zonës, ndërsa qytetarët kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e tyre për festat e fundvitit.

Nga ana tjetër fermerët tregojnë vështirësitë për rritjen e gjelave te detit, por dhe rëndësinë e tyre për zonën e Zadrimës.

Kryetari i Bashkisë Lezhe tregoi për rëndësinë e Zadrimës në kulinari. Ndër të tjera shprehu mbështetjen e bashkisë në promovimin e kësaj kulture.

Zadrima njihet prej vitesh për mbarështimin e gjelave të detit dhe cilësinë e mishit të tyre. Por, ndonëse ka këtë traditë të fortë, mishi i gjelit vijon të konsumohet kryesisht vetëm gjatë festave. Fermerët thonë se prodhimi është i qëndrueshëm, por kultura e konsumit mbetet e kufizuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB