Kush e fiku FRESSH-in? Erion Braçe kujton nisjen e rrugëtimit politik para 34 vjetësh: As e mendoja se do bëhesha drejtues partie e deputet 15/01 22:05
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua këtë të mërkurë më kreun e partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.
Ambasada Amerikane në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se biseda mes tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara shprehet se është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona.
Top Channel