AC Milan dhe Füllkrug arrijnë marrëveshjen, gati vizita në Milano, por… nuk debuton me Cagliari-n
Nuk ka lajme të mira nga seanca stërvitore e Milanit në Riad, vetëm pak më shumë se 24 orë para gjysmëfinales së Superkupës ndaj Napolit.
Ylli portugez Rafa Leao u stërvit veçmas, duke zhvilluar një program të personalizuar, çka ul ndjeshëm shpresat për aktivizimin e tij nga trajneri Massimiliano Allegri.
Vetë Allegri ishte i kujdesshëm në deklaratat e tij në konferencën për shtyp, ndërsa gjithçka tregon se Leao, përveç ndonjë surprize të madhe, do ta nisë ndeshjen nga stoli. Objektivi kryesor mbetet rikthimi i tij në formë të plotë për finalen e së hënës.
Nga ana tjetër, lajme pozitive vijnë për Fofana, i cili është stërvitur rregullisht me grupin dhe mund të rikthehet në formacionin titullar në mesfushë.
Në repartin ofensiv, dyshja Nkunku–Pulisic, e provuar më parë në kampionat ndaj Sassuolos, pritet të rikthehet nga minuta e parë. Loftus-Cheek mbetet alternativa kryesore, teksa Milani pritet të rreshtohet me skemën 3-5-1-1.
Top Channel