“Nuk godasin mazhorancën, por shpallin armiq brenda vetes”/ Ish-deputeti Sula kritikon PD: Sali Berisha lufton për të çimentuar numrin 2

17/12/2025 22:40

Teksa mazhoranca ka në duart e saj një “patate të nxehtë” siç është vendimi për t’i hapur rrugë SPAK përmes heqjes së imuniteti në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, duket se edhe opozita po noton në ujëra të turbullta.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, nuk i kurseu kritikat për opozitën, duke u shprehur se në vend që të bashkohet dhe të godasë mazhorancën, shpall armiq brenda vetes.

“Që të kesh balancë pushteti, që të jesh alternativë, i besueshëm dhe kundërshtar i fortë përballë mazhorancës, duhet të kesh vetëm një kartë, të kesh moralitetin. Për sa kohë nuk ka moralitet, çfarë pret? Si mund të ndodhë që një opozitë… Një pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar mendojnë se aty ka njerëz që ndërtojnë kulla.

Kjo javë ka qenë më e vështira e mazhorancës. Në vend që lidershipi i opozitës të koordinohet për të bashkuar energjitë përballë mazhorancës, konsumon energjinë brenda vetes. Shpall armiq brenda vetes.

E di çfarë tmerri përjeton opozita tani? Unë këtë e kam folur që në 2007-ën, në kohën kur Sali Berisha donte të bashkëpunonte me Fatos Nanon, që ta bënte president të Republikës.

Pse nuk i bashkon? Sali Berisha dhe PD-ja lufton për çimentimin e numrit dy”, tha ndër të tjera Sula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB